Kandidati për deputet i Partisë Demokratike Bardh Spahia përmes nje statusi ne “Facebook” ka deklaruar se 25 prilli do te jetë pa mëdyshje fitorja e te rinjve, kryesisht e atyre që votojnë për herë të parë. Ai takoi nga afër disa të rinj nga qyteti i Shkodres të cilët janë optimist për fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare.

#25Prilli  do të jetë pa asnjë mëdyshje fitorja e të rinjve, e veçanërisht atyre që do të votojnë për herë të parë ✅
Së bashku me Helgën, takuam të rinj dhe të reja të Shkodrës, të cilët janë mbështetja dhe fryma e fitores së Partisë Demokratike ✌️✌️
Të rinjtë besojnë tek e nesërmja, tek programi i Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë për mbështetjen e rinisë shqiptare.
Vota për #Partinë Demokratike, është votë për të ardhmen e familjes, votë për rininë dhe rikthimin e #shpresës
Artikulli paraprakAMBASADORI SORECA: TË BËJMË MË SHUMË PËR TË ELIMINUAR PENGESAT TEK PERSONAT QË VUAJNË NGA SINDROMA DOWN
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E POEZISË, META POSTON VARGJE TË NOLIT: SHPËRTHYESE SA HERË TIRANIA BËHET E PADURUESHME DHE REVOLTUESE PËR MBARË POPULLIN