POSTIMI I PLOTE I BARDH SPAHISE

DISFATA MË E THELLË EDI RAMËS DO T’I VIJË NGA SHKODRA

Me Preç Zogaj e Lorenc Vangjelin në studion e “Java në RTSH” fola mbi fushatën elektorale në Shkodër ku përcolla erën e ndryshimit që fryn në qarkun tonë e ku disfata e kësaj mazhorance ka për të qenë aq e thellë sa do të kujtojë fitoren e 22 Marsit 1992.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj në këtë qark kanë një listë fitimtare me njerëz me eksperiencë dhe kontribute që përfaqësojnë shpërndarjen gjeografike të qarkut. Listë që garanton një rezultat të jashtëzakonshëm.

Shkodra është injoruar nga Edi Rama në 8 vitet e mandatit të tij dhe provë kokëfortë janë projektet që I janë dërguar nga Bashkia Shkodër, por që janë refuzuar prej qeverisë. 35 kërkesa për projekte kanë marrë përgjigje negative. Janë 60 të tjera që presin vendimin e qeverisë për financime, por ka zero vëmendje. Bashkia Shkodër është në vendet e fundit të listës së bashkive për nga investimet.

Shkodra ka 21 herë më pak investime se Durrësi, 16 herë më pak se Korca, 14 herë më pak se Elbasani, 12 herë më pak se Fieri, 11 herë më pak se Vlora.

Ky është realiteti dhe shifrat faktike që tregojnë qasjen armiqësore të një kryeministri që duhej të ishte i të gjithëve.

Është qesharake se si përpiqet të kapitalizojë meritë me stadiumin e Shkodrës, duke mos përmendur kontributin e FSHF-së dhe UEFA-s aty, apo Muzeun Marubi, financimi për të cilin ishte gati dhe Edi Rama preu vetëm shiritin, por mburret edhe pse dihet kjo gjë në Shkodër.

Shkodranët e dinë këtë realitet dhe prandaj mezi presin 25 Prillin për ta larguar, për të sjellë ndryshimin për vete së pari e familjet e tyre dhe janë entuziastë në të gjitha takimet që ne bëjmë për programin tonë ekonomik dhe planet konkrete si në arsim, shëndetësi, bujqësi, çlirim të biznesit e rritje pagash e pensionesh.

PD ka një plan konkret edhe për menaxhimin e pandemisë, ndërsa Edi Rama po e përdor paturpësisht për përfitime politike, si asnjë kryeministër në botë, tashmë me vaksinim elektoral, edhe pse humbi shumë kohë të çmuar duke mos kontaktuar në kohë me kompanitë e vaksinave.

Shqiptarët e shohin qartë këtë mashtrim të rradhës së kryeministrit dhe e dinë që ndryshimi është në dorën e tyre.

Ne i nxisim që të dalin të votojnë masivisht, si kurrë më parë sepse ndryshimi do të vijë.

E vetmja mënyrë për t’ia dalë mbanë është duke votuar për Partinë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës.

#25Prill #NDRYSHIM #PD #Nr9
#BardhSpahia #Nr7 ✌️✌️
#ShqipëriaFITON ✌️🇦🇱

 

Artikulli paraprakHELIDON BUSHATI: ESHTE KOHA TI KTHEJME SPORTISTEVE MEDALJEN E VEMENDJES DHE MERITES
Artikulli tjetërSHKODËR, RRITET NUMRI I TË DISKRIMINUARVE