Kandidati për deputet i PD-së, Bardh Spahia për zgjedhjet e 25 prillit ka zhvilluar sot një takim me banorët e Bërdicës në Shkodër, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre. Gjatë bashkëbisedimit me demokratin, banorët si kryefjalë të shqetësimit të tyre janë përmbytjet që shkaktohen në këtë zonë. Ata i thanë kandidatit të PD Bardh Spahia se nuk kanë asnjë investim dhe asnjë mbështetje nga qeveria.

“Këtë herë na lanë të përmbytur 40 ditë, pa u kujtuar për ne. Na degraduan tokat fare. Këtë kanë bërë 8 vite me radhë. Nuk shohim shtet askund, veç me na marrë, pa na dhënë asgjë. Po na bëjnë të ikim natën për hënë”, -i thonë banorët e zonës Bardh Spahisë.

Kandidati i PD për qarkun e Shkodrës vuri në dukje se largimi nuk duhet të jetë opsion, pasi Shkodra ka vuajtur shumë këto 8 vjet nga largimi i njerëzve. “U vënë në fyt këmbën njerëzve të thjeshtë e punëtorë, ndërsa me krimin dhe kriminelët bashkëpunim çdo ditë.

Keqqeverisja, dështimi 8 është shkaku pse 89 mijë persona kanë ikur nga qarku Shkodër Ndryshimi i kësaj situate është emergjencë. Të gjithë bashkë më 25 prill të kontribuojmë për ndryshimin e madh”, -tha Bardh Spahia.