POSTIMI I PLOTE I BARDH SPAHISE

Në një kafe miqësore me Markelian Kapidanin, një ndër kompozitorët më të mirë në Shqipëri, djali i Gjon Kapidanit, mikut të babait tim.

Markeliani pas 23 vitesh jashtë vendit, ka vendosur të kthehet për të dhënë kontributin e tij në vendlindje, Shkodër në krye të Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci”.

Ndamë bashkë kujtime, ide dhe perspektiva të reja në fushën e artit dhe kulturës, të cilat në një qytet si Shkodra, marrin vlerë të veçantë.

Njerëz si Markeliani, që përçojnë energji pozitive nga ana njerëzore dhe profesionale, janë të çmuar jo vetëm për Shkodrën, por për mbarë Shqipërinë. Formimi dhe kultura perëndimore janë modeli i duhur për vendin tonë.

Partia Demokratike, në programin e saj për artin dhe kulturën, të përpiluar nga ekspertë të fushës, do t’i kthejë dinjitetin jo vetëm çdo institucioni që prodhon art, por edhe çdo artisti në veçanti, të cilët prej vitesh ndjehen të braktisur.

Arti është “ushqim i shpirtit” në përgjithësi, në Shkodër është ADN.
#25Prill #NDRYSHIM #PD #Nr9
#BardhSpahia #Nr7 ✌️✌️
#ShqipëriaFITON ✌️🇦🇱