Edhe kandidati demokrat Bardh Spahia ka reaguar ne lidhje me viziten e kryeministrit sot ne Shkoder.Spahia shkruan:

Edi Rama ka zgjedhur sot Shkodrën për të ardhur për herë të fundit si kryeministër, por edhe në këtë ardhje të fundit përdor sërish dhunën ndaj mësuesve dhe administratës publike.

Të gjithë në rresht për të nderuar vizitën e tij të fundit në Shkodër, për t’i dhënë edhe lamtumirën e fundit.

Janë me dhjetëra denoncime të mësuesve të nderuar të Shkodrës, të cilët po kërcënohen nga drejtuesit e shkollave për të marrë pjesë në mitingun e lamtumirës së Kryeministrit!

Humbja e 25 Prillit i ka errësuar sytë, ndërkohë që metodat diktatoriale të paraardhësve të tij, sërish duan t’i kthejnë në ligje për të ushtruar presion ndaj atyre që edukojnë brezin e ri, POR NUK DO JA DALIN DOT!

#25Prilli është dita kur Shqipëria do të ndahet një herë e mirë nga Edi Rama. Është dita që do të rikthejë shpresën për shkodranët dhe mbarë shqiptarët!
#25Prill
#ShqipëriaFiton

 

Artikulli paraprakRAMA SOT NE SHKODER, HELIDON BUSHATI: LAJMI I MIRE ESHTE SE KJO ESHTE HERA E TIJ E FUNDIT NE KETE QYTET
Artikulli tjetërKISHA KATOLIKE: TË ZHDUKET SHIT-BLERJA E VOTËS