Në njësinë administrative të Rrethinave, kandidati i PD Bardh Spahia mori mbështetjen maksimale të banorëve për 11 majin. Doktor Spahia shprehun besimin se me votën e tyre, rikthimi në pushtet i partisë demokratike, do të sjellë që në 100 ditët e para, ndryshimin që ata presin, duke i dhënë fund viteve të errëta të keqqeverisjes 12 vjecare të rilindjes.
11 Maji është dita e një misioni kombëtar për të përmbysur një regjim, prandaj shqiptarët do të zgjedhin nr.1 dhe Partinë demokratike tha në mbyllje të fjalës së tij kandidati Spahia.

Zonjat e Shkodrës u bënë pjesë e takimit të partisë demokratike, duke dhënë mbështetjen e tyre për këtë forcë politike dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 11 Majit. Si kryefamiljare ata apeluan që t’i jepet fund një pushteti që ka shkatërruar familjen dhe të ardhmen e vendit, me varfërim, emigrim masiv dhe pasiguri për të ardhmen. Në fjalën e tij kandidati Bardh Spahia, shprehu bindjen se gratë dhe vajzat e Shkodrës do jenë udhëheqëse të një fitoreje madhështore për Shkodrën e Shqipërinë, pasi asgjë nuk i lidh me modelin Rama, që ka në themel degradimin e familjes.

Me 11 Maj, gratë dhe vajzat shkodrane i dhanë mbështetjen e tyre PD- Aleancës për Shqipërinë Madhështore.

Artikulli paraprakVOTA PËR PS, GARANCI PËR INVESTIME
Artikulli tjetërPD ME PEDAGOGËT: EMERGJENTE TË NDALIM LARGIMIN E RINISË