
Duke i cilësuar pjesë e ADN-së së Partisë Demokratike, kandidati për deputet Bardh Spahia tha se shtresa e të përndjekurve politik do të ketë gjithmonë vëmendjen maksimale të kësaj force politike dhe ai si pjesë e kësaj shtrese do të jetë gjithmonë një zë për ta. Në takimin e zhvilluar me përfaqësues të shoqatës së të përndjekurve politik, si dhe familjarë të tyre, Spahia tha se fatkeqësisht edhe sot bijtë e atyre që për 50 vite mbajnë Shqipërinë në diktaturë, vazhdojnë të jenë në krye të vendit, duke përsekutuar sërish Shkodrën e veriun.
Respekti për shtresën e të përndjekurve politik është respekt për lirinë tonë. Angazhimi ynë është që të ndërtojmë një të ardhme ku vlerat për të cilat ata u përndoqën të jenë themel i çdo politike dhe veprimi tonë e mbylli fjalën kandidati Bardh Spahia, duke i ftuar që në 11 Maj të votojnë PD-në, për të rikthyer Shqipërinë në vlerat e saj europiane e demokratike.