Edhe pse ka disa vite që është rikonstruar, segmenti nga ura e Bardhajve deri në hyrje të fshatit është nën pushtetin e gropave. Për banorët, kjo është një situatë e cila duhet të marrë zgjidhje pasi lëvizja në këtë zonë është e vështirë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Pavarësisht zhgënjimit ato kaën edhe një kërkesë drejtuar bashksië Shkodër dhe njësisë administrative Rrethina.

Një situatë e tillë pavarësisht apelit të banorëve nuk është marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse. Rruga e ngushtë dhe gropat e krijuara, disa herë janë bërë burim për aksidente gjatë mbrëmjeve si shkak edhe I mungesës së ndriçimit.