Rruga në fshatin Bardhaj, është e amortizuar dhe ka dalë jashtë çdo standardi, duke vështirësuar pafund qarkullimin e automjeteve. Banorët thonë se për shak të gropave të mëdha të krijuara pothuajse në të gjithë gjatësinë e rrugës, ambulancat, zjarrëfikset si dhe mjetet e transportit e kanë të pamundur të hyjnë në fshat.
Prej vitesh banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të merren masa për riparimin e rrugës, por deri më tani kanë marrë vetëm premtime gjatë fushatave elektorale.
Ndërhyrja në rikonstruksionin e rrugës në fshatin Bardhaj është e domosdoshme, në mënyrë që jetesa e banorëve të cilët jetojnë në këtë zonë të lehtësohet sadopak.