Dy muaj më parë përfundoi rikonstruksioni I rrugës kryesore në qendër të fshatit Bardhaj. Pas këtij investimi, banorët kërkojnë që bashkia Shkodër dhe njësia administrative të harojnë një plan për urën e Bardhajve e cila po degradohet dita – ditës si shkak i amortizimit.

Ata kërkojnë që bashkia Shkodër të marrë në konsideratë kërkesën e tyre.

Çdo ditë në këtë urë kalojnë me dhjetra automjete ku shoferëve i humbet edhe durimi duke qëndruar me minuta të tëra në pritje. Banoret jane skeptike per te apeluar ne organet pergjegjese, pasi prej vitesh kerkesat e tyre nuk jane marre parasysh. Pavarësisht premtimeve në kohë fushatash për zgjerimin e kësaj ure deri tani nuk është bërë asgjë.

 

Artikulli paraprakPLAGOSI TË RIUN NË SHKODËR, “ARREST ME BURG” PËR AUTORIN
Artikulli tjetërSHALË, PAS 31 VITESH SHTATORE E RE PËR SHNA NDOUN