Nata e kaluar ka qenë veçanërisht e vështirë për banorët, të cilët tregojnë se kanë qëndruar zgjuar pranë banesave, duke monitoruar lëvizjen e flakëve dhe duke u përpjekur të parandalojnë afrimin e zjarrit.

Banorët ngrenë gjithashtu dyshime se zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Megjithatë, ky mbetet një pretendim i tyre dhe deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e rënies së zjarrit.

Ndërkohë, një tjetër banor kritikon mënyrën e ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, duke pretenduar se ndërhyrja në zonë nuk ka qenë në masën e duhur. Në të njëjtën kohë, ajo vlerëson dhe falënderon ekipet që kanë ndërhyrë nga ajri.

Në terren vijon puna e forcave zjarrfikëse me mjete të shumta, ndërsa prej dy ditësh në operacion janë angazhuar edhe helikopterët. Ndërhyrja nga ajri është përqendruar në vatrat më problematike, me synim izolimin dhe vendosjen nën kontroll të flakëve.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, DISA VATRA AKTIVE ZJARRI
Artikulli tjetërZJARR NË NJË GOMISTERI NË AKSIN LEZHË-LAÇ