U asfaltua pak muaj më parë për të lehtësuar lëvizjen e banorëve të fshatit, por duket se projekti I rikonstruksionit në fshatin Bardhaj nuk rezistoi më shumë se një vit për shkak të punimeve jo cilësore. Banorët e zonës tregojnë për Star Plus se drejtuesit e automjeteve, për të devijuar gropat e hapura në mes të asfaltit detyrohen të kalojnë në anën tjetër të rrugës duke u bërë shpesh herë burim aksidentesh.

Ata kërkojnë që të mbahen me përgjegjëshmëri premtimet e dhëna gjatë fushatave elektorale për rikonstruksionin e rrugëve, ndërsa tregojnë se një rëndëis të veçantë bashkia Shkodër duhet t’I kushtojë edhe mirëmbajtjes së rrugëve.

Në këtë rrugë kalojnë çdo ditë me qindra banorë të cilët lidhen me qytetin e Shkodrës. Duket se këto zgjedhje do t’I gjejnë banorët e fshatit Bardhaj më të zhëngjyer se zgjedhjet e dy viteve më parë.

Artikulli paraprakSHKODËR, AHMET PRENÇI PREZANTON LIBRIN “ANJA”
Artikulli tjetërSHKODËR, AGRON HASANAJ DREJTOR RAJONAL I TATIMEVE