
Një situate përmbytjesh është shmangur në orët e para të mëngjesit të së dieles në rrugen që lidh fshatrat Bardhaj–Bleran. Çarja e bazamentit të kanalit kryesor vaditës rrezikoi dhjetëra toka bujqësore dhe banesa pranë tij, por ndërhyrja e shpejtë e emergjencave ka shmangur pershkallezimin e situates
Banorët tregojnë se alarmi u dha që në orët e para të mëngjesit, kur uji nisi të dalë nga shtrati si pasojë e një dëmtimi të rëndë në bazamentin e kanalit kryesor vaditës
Ndonëse rreziku imediat është shmangur, verifikimet e kryera tregojnë se dëmtimi në strukturen e kanalit është i konsiderueshëm. Ndërhyrja inxhinierike nga Bordi i Kullimit pritet të zgjasë të paktën dy ditë, periudhë gjatë së cilës do të punohet pa ndërprerje deri në riparimin e plotë dhe rikthimin e kanalit në funksion normal.






