Deputeti i Partisë Social Demokrate Tom Doshi është pritur në një takim nga banorët e fshatit Bardhaj të njësisë Rrethina, bashkia Shkodër. Deputeti Doshi foli për premtimet e bëra edhe para 4 vitesh siç është rrjeti i ujësjellësit në një gjatësi prej 4 kilometër, investime që do të vijojnë edhe në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Banorët e fshatit Bardhaj të njësisë Rrethina u shprehën se jetojnë me një sërë problematikash kryesisht të infrastrukturës. Pavarësisht kërkesave nga ana e tyre, banorët i treguan deputetit Doshi se bashkia Shkodër i ka lënë në harresë dhe se e vetmja shpresë për ta është Partia Social Demokrate.

Banorët e fshatit Bardhaj të njësisë Rrethina i dhanë mbështetjen e plotë deputetit Tom Doshi ndërsa u shprehën se vota e tyre do të jetë për Partinë Social Demokrate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.