Ndryshimi i shtratit të lumit Kir ka gërryer sipërfaqe të konsiderueshme të tokave bujqësore në fshatin Bardhaj, pjesë e njësisë administrative Rrethina. Një situatë e tillë këto ditë kur moti është përkeqësuar ka frikësuar banorët pasi shtepitë e tyre rrezikohen nga përmbytja si shkak i gërryerjes së tokës.

Një shqetësim tjetër për banorët është edhe rruga në këtë zonë e cila ka filluar të shkojë drejt shembjes.

Banorët shprehen se kanë vënë në dijeni institucionet përgjegjëse për rrezikun që iu kanoset , por deri më tani problemi i tyre nuk është marrë në konsideratë.

Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masat e duhura për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë kësaj situate, pasi nga vërshimi i ujërave të lumit Kir rrezikohen banesat në fshatin Bardhaj.