Rruga nga ura e Bardhajve, pjesë e njësisë Rrethina të bashkisë Shkodër dhe deri në hyrje të fshatit Bardhaj prej disa vitesh vazhdon të jetë me gropa. Për banorët, kjo është një situatë e cila duhet të marrë zgjidhje pasi lëvizja në këtë zonë është e vështirë për drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.

Pavarësisht se është premtuar shpesh herë banorët thonë se askush nuk është kujtuar për të ndërhyrë në rikonstruksionin e këtij segmenti.

Institucionet përgjegjëse akoma nuk kanë marrë masa për rikonstruksionin e aksit të Bardhajve. Banorët e fshatit Bardhaj vuajnë duke qarkulluar në mes të pluhurit dhe gropave gjatë verës ndërsa në stinën e dimrit detyrohen të kalojnë përmes gropave të mbushura me ujë.