Kanali kullues në fshatin Bardhaj në njësinë administrative Rrethina është kthyer në një vend depozitimi mbetjesh
Ky kanal, që shërben për kullimin e ujërave, tani është mbushur me mbeturina dhe gjëra të ndryshme të hedhura. Mbeturinat e ndryshme, si plastika, qelqi dhe mbeturina organike, kanë krijuar një pamje të dëmshme dhe kanë ndikuar në cilësinë e ajrit dhe ujit në zonë.
Kanali kullues është kthyer ne një problem mjedisor, i cili po shqetëson edhe banorët.
Ndotja e këtij kanali ka pasoja serioze edhe për shëndetin e banorëve dhe ekologjinë. Mbeturinat e grumbulluara mund të shkaktojnë bllokime, duke ndikuar në kullimin e ujit dhe rritur rrezikun e përmbytjeve gjatë stines se reshjeve.
Për të zgjidhur këtë problem, është e domosdoshme të ndërmerren iniciativa për pastrimin e tij dhe ndërgjegjësimin e banorëve per ruajtjen e ambjentit.

Artikulli paraprakSHKODËR, LIGJERATË MBI ISMAIL KADARE
Artikulli tjetërNDAHET ÇMIMI “AT ZEF PLLUMI” PËR VITIN 2026