Me dhjetëra familje në periferi të fshatit Bardhaj, të njësisë administrative Rrethina vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Kjo rrugë 500 metër e gjatë vështirëson çdo ditë lëvizjen e banorëve për shkak të amortizimit, ndërsa kanë mjaftuar vetëm pak reshje shiu për ta bërë këtë rrugë të kalueshme me vështirësi për këmbësorët. Gropat e mbushura me ujë, janë kthyer në problem për shumë prej banorëvë të zonës, të cilët disa herë kanë paguar edhe fadroma ëpr të niveluar gropat që krijohen nga amortizimi I këtij segmenti rrugor.

Pavarësisht kërkesave të banorëve për rikonstruksionin e rrugës në të cilën kalojnë çdo ditë, ende nuk ka një projekt nga ana e bashkisë Shkodër për rikonstruksion e plotë. Kjo nuk është rruga e vetme e amortizuar në këtë fshat. Problematikat me infrastrukturën rrugore janë të shumta, ndërsa bashkia Shkodër duket se investimet në këtë zonë nuk I ka në objektivat e saj

Artikulli paraprakLAGJJA “MAGJONI”, PENG I RIKONSTRUKSIONIT TË PAPËRFUNDUAR
Artikulli tjetërBESËLIDHJA BASKET DREJT TITULLIT KAMPION