Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi për mediat se ka sqaruar me detaje atë që ndodhi në protestën e dhunshme më 8 janar. Bardhi theksoi se brenda selisë së PD-së nuk është gjendur asnjë send i paligjshëm ndërsa theksoi se ka sqaruar në prokurori se policia ka ndërhyrë 40 minuta me vonesë.

“Ngjarja e dhunshme më 8 janar në selinë blu. Ka vijuar bashkëpunimi ynë me prokurorinë që në momentin e parë. Duke nisur me momentin ku protestuesin mësynë në PD, kontaktet që kam patur me policinë dhe se çfarë ka ndodhur në selinë e PD. Kërkoj zbardhjen e plotë të çështjes dhe vënien përpara përgjegjësisë të autorëve. Një grusht njerëzish me në krye Berishën sulmuan PD-në. Autorët as nuk fshihen, as nuk zverdhen, Berisha ka marrë përgjegjësine e këtij akti të dhunshëm dhe disa individë të përfshirë, që janë vetëidentifikuar.

Të vendosen para përgjegjësisë penale autorët e aktit të paprecedentë. Më 8 janar kam informuar prokurorinë se policia në numrin e kontaktit të vendosur zyrtarisht nga policia u njoftua në 12 e 27 minuta. Kam telefonuar më shumë se 7 harë zyrtarët e lartë të policisë së shtetit. 40 minuta me vonese. Kam dhënë shpjegime të plota për çështjet që janë përdorur dhe kam rikonfirmuar se e vetmja lëndë rrethanore e gjendur brenda PD-së kanë qenë fikset e zjarrit.

Ka patur një listë që policia dhe prokuroria e ka hartuar ditën e ngjarjes. Erdhën në selinë e PD dhe çdo person brenda selisë i është nënshtruar një procesi regjistrimi. Kam dhënë deklarime për çdo çështje. S’ka pasur asnjë sulm nga brenda selisë së PD. Prokurorët kanë qenë dëshmitarë që ata brenda PD-së i janë nënshtruar kontrollit fizik dhe selisë.”-tha Bardhi pas daljes nga Prokuroria e Tiranës.