Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij në Kuvend mbi Buxhetin 2026, u ka kërkuar kolegëve socialistë që të reflektojnë dhe t’u vijë turp nga fëmijët e tyre.

Ai ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është tashmë vetëm figurant në qeveri dhe për çdo gjë duhet pyetur zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, e lidhur sipas tij me afera si tuneli i Llogarasë dhe ai i aeroportit të Vlorës.

Pjesë nga fjala e Bardhit:
T’ua freskoj edhe një herë kujtesën kolegëve të Partisë Socialiste, se ndoshta, edhe mund t’u vijë turp nga fëmijët e tyre, para se të lexojnë fjalimin që u ka kërkuar partia.
Ja, çfarë thuhet mes të tjerash në mesazhin që kompania turke i dërgon Belinda Ballukut disa javë përpara hapjes së tenderit të dytë për tunelin dhe që mjeshtrja e tenderave ia dërgon bashkëpunëtorit të saj.

“Kjo është një shoqëri që Presidenti e njeh, e vlerëson dhe e përdor si referencë. Si përfaqësuesit tanë në Shqipëri, ashtu edhe avokatët tanë në Shqipëri, po vazhdojnë punën dhe negociatat në lidhje me tenderin. Në selinë tonë në Ankara, inxhinierët tanë po përfundojnë dokumentacionin për tenderin dhe po vazhdojnë studimet e kostove. Përveç kësaj, më 18 Gusht, (pra 3 javë para hapjes së tenderit) menaxherët e shoqërisë dhe inxhinierët tanë nga Turqia do të vijnë në Shqipëri për të parë trasenë dhe vendin ku do të ndërtohet tuneli, si dhe për të finalizuar detajet. Si shoqëri, ne do të jemi plotësisht gati për tenderin e Tunelit të Llogarasë përpara datës së tenderit.”

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: PO MOS TË KISHIM LUFTUAR KORRUPSIONIN, NUK DO HAPNIM GRUPKAPITUJT
Artikulli tjetërMESAZHET E WADEPHUL NGA TIRANA: GJERMANIA MBËSHTET FUQIMISHT SHQIPËRINË PËR NË BE