“Vllaznia mund të marrë një barazim në transfertën e së mërkurës përballë Laçit”. Kështu shprehet futbollisti shkodran Florind Bardulla i cili edhe pse nuk luan ndaj laçianëve për shkak të kartonëve, ka besim se kuqeblutë do marrin të paktën barazimin në Laç.

Bardulla shprehet se është e turpshme të mendosh se Vllaznia rrezikon rënien nga Superliga edhe pse aktualisht mban vendin e parafundit. Lojtarët e Vllaznisë rrezikojnë që deri në muajin prill të mbesin pa rroga për derisa të miratohet buxheti i bashkisë për vitin e ardhshëm. Bardulla bashkë me disa futbollistë të tjerë kanë kërkuar që të takojnë kryebashkiaken Ademi për të gjetur një zgjidhje. Për Vllazninë muaji janar pritet që të sjellë zhvillime të reja për të përmirësuar situatën në të kundërt skuadra kuqeblu do të vijojë plot me vështirësi këtë sezon që veç rezultateve lidhen edhe me anën financiare.

Artikulli paraprakSERIE A, NAPOLI MERR KRYESIMIN MUND 2-1 INTERIN
Artikulli tjetërERDOGAN: NËSË TURQIA KA BASHKËPUNUAR ME ISIS, UNË LARGOHEM