Pas publikimit të lajmit se peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ka rezultuar pozitive në testin anti-doping ka nxitur reghimin e të gjithëve sidomos nga ata që ushtojnë këtë sport. Në lidhje me këtë rast Elez Gjoza tashmë ishprersident i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes u shpreh se këtë çështje do ta ndiqnin deri në fund pas Romela sipas tij nuk kishte përdorur substancën e ndaluar por para pak ditësh Gjoza dha dorëheqjen e tij si president. Tashmë priten rezultatet e testit të dytë anti-doping të peshëngritëses Begaj për ta konfirmuar plotësisht.

Ndërkohë Federata Europiane e Peshëngritjes i heq Shqipërisë të drejtën për të zhvilluar Kampionatin Europian për të rritur, i parashikuar të zhvillohej nga 26 Marsi deri më 1 Prill 2018. Vendimi u mor pas situatës kaotike të krijuar në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, pasi Romela Begaj rezultoi me doping në Botërorin e zhvilluar në Amerikë por Genc Barkiçi trainer për vite me rradhë i ekipit kombëtarë të peshëngritjes e njëkohësisht ka qënë edhe trainer i Begaj në lidhje me këtë rast shprehet.

Ndërkohë Barkiçi më tej shprehet se as Romela Begaj e as ndonjë sportist tjetër nuk kanë pse të përdorin substancat e ndaluara.