
Barrierat mbrojtëse në segmentin e Bypass-it të Shkodrës janë dëmtuar rëndë ditët e fundit, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e këmbësorëve por edhe drejtuesve të mjetev të cilët qarkullojnë në këtë aks. Dëmtimet janë vërenjtur në disa pika gjatë bypass-it, ku disa janë përkulur apo zhvendosur nga vendi si pasojë e përplasjes nga aksidentet apo edhe nga mungesa e mirëmbajtjes së rregullt. Në disa pika barrierat janë hequr krejtësisht duke lënë të ekspozuar skajet e rrugës dhe rritur rrezikun për aksidente.
Insert
Banorët e zonave përreth e kanë ngritur disa herë si shqetësim gjendjen aktuale të këtij segmenti rrugor, pasi përveç fluksit të lartë të mjetev është edhe nyje lidhëse për shumë zona të rëndësishme periferike dhe turistike të Shkodrës.
Ndërhyrja për riparimin dhe vendosjen e barrierave mbrojtëse është e domosdoshme për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë e qytetareve që lëvizin në këtë rrugë,