Basania ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj ekipit të Gramshit, në ndeshjen e rradhës për kampionat, të luajtur në fushën sportive të Bushatit. Një duel i dominuar në të gjitha drejtimet nga futbollistët e trajnerit Haris Lika, të cilët morën një fitore të merituar. Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat e barabarta 0-0, teksa krejt ndryshe do të ishte pjesa e dytë. Rezultati zhbllokohet nga Konate që shënon dy gola me kokë njëri pas tjetrit.

Ndërkohë, në minutat shtesë do të ishte edhe mesfushori Arbër Daija, i cili do të shënonte golin e tretë dhe do ta mbyllte krejt takimin me rezultatin e pastër 3-0. Pas kësaj ndeshje, trajneri Haris Lika dhe një nga autorët e golave, Arbër Daija, u shfaqën të lumtur për reagimin e skuadrës së tyre pas disa rezultateve negative rradhazi.

Në këtë mënyrë, Basania siguron fitoren e parë në kampionat dhe pas javës së katërt është ngjitur në kuotën e katër pikëve.

Artikulli paraprakPENSIONET/ MINISTRI MALAJ PREMTON: DO RRISIM BONUSIN E FUNDVITIT! INDEKSIMI NUK KA TË BËJË ME SKEMËN E PENSIONEVE. DO KRIJOJMË…
Artikulli tjetërTËRBUNI FITON NDAJ VELEÇIKUT