Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza mbi kryeministrin Rama se po saboton procesin e vettingut.

“Po sabotion që në hapin e parë vettingutn. Ai duhet të ndajë mendjen, ose me bandat o se me drejtësinë”, tha Basha.

Basha: Organet e vettingut kanë bërë një kërkesë për tu mbështetur sipas ligjit me personelin që do ti ndihmojë me procesin e shqyrtimit të integritetit, profesionalizmit dhe ndershmërisë së gjyqatrëve me qëllim që procesi i vettingut të procedojë pa vonesë. Edi Rama ka vendosur ta sabotojë që në hapin e parë procesin e vettingut. Me urdhër të Edi Ramës mazhoranca ka shkurtuar me 40% kërkesat e komisioneve të vettingut. Edhe sot e dëgjuam Ramën të justifikontë këtë si një akt gjoja për të mbrojtur paranë e taksapaguesit.

Në fakt është i njëjti Edi Ramë që ka zgjidhur thesin dhe paguan më shumë personel në kryeministri sesa paguan Trump në Shtëpinë e Bardhë. Gjysmën e ka sharës me pagesë të kundërshtarëve politike. Para për sharës me pagesë ka plot. Ndërsa për procesin e vettingut nuk gjenden para për këshilltarët e organeve të vettingut. Ky është një akt djallëzor i sabotimit të reformës në drejtësi.

Të enjten do të propozojmë amendamentet atë që kanë kërkuar organet e pavarura të vettingut, që të kenë mbështetjen e plotë financiare.