S’ka marrëveshje për ngërçin politik, shkak data e zgjedhjeve

 

Dështon marrëveshja politike mes kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha. Shkaku i dështimit të marrëveshjes mes palëve duket se është data e zgjedhjeve, pasi Rama nuk pranon që të shtyhen përtej datës 23 Korrik, ndërsa Partia Demokratike kërkon që të zhvillohen në vjeshtë. Në orën 21:00 kryetari i PD zhvilloi një takim me aleatët opozitar, ndërsa burime për Report Tv pohojnë se gjatë bisedës Basha ka njoftuar aleatët se Rama është tërhequr nga paketa “McAllister”. Sipas PD, kryeministri nuk pranon datë tjetër për zgjedhjet përveçse 18 qershorit për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare. Datat e Ramës për zgjedhjet ishin 18 qershori dhe 23 korriku, brenda kornizës kushtetuese, por opozita kërkonte shtyrjen e tyre deri në implementimin e identifikimit biometrik të votuesve. Çfarë parashikonte paketa McAllister Sonte pritej që të firmosej një marrëveshje Rama-Basha, pjesë e së cilës do të jetë paketa Mc Allister dhe propozimi i kryeministrit Edi Rama, që u bë në tryezën e realizuar në presidencë. Duke qenë se në paketën e McAllister parashikohej zgjedhja e një presidenti konsensual me opozitën, një proces ky që ka përfunduar tashmë në parlament nga paketa e propozuar nga kryeministri është marrë në konsideratë propozimi që opozita të japë dakortësinë e saj për postin e zëvendës kryeminsitrit. Ndërsa negociatat janë intensive mësohet gjithashtu se kryeministri ka pranuar faktin se mund të përdoret identifikimi elektronik i votave në zgjedhjet e ardhshme, çështje të cilën e ka kërkuar që në krye të herë opozita, por jo votimi elektronik pasi do kohë implementimi. Në këtë pikë palët kanë dakortësi, por data e mbajtjes së zgjedhjeve mban peng marrëveshjen, ndërsa mësohet se kryeministri Edi Rama e sheh opsionin e shtyrjes së datës deri me datën 23 korrik, dhe në këtë afat është i mundur edhe realizimi i identifikimit elektronik të zgjedhësve, por jo përtej kësaj date sic kerkon opozita. E djathta pretendon qe zgjedhjet te shtyhen ne Vjeshte. Identifikimi elektronik Ndërkaq, mësohet se është pranuar nga Rama identifikimi elektronik, një tjetër kërkesë e opozitës kjo për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Çfarë parashikon paketa McAllister? — Ndryshime në strukturën qeveritare – 4 ministra të propozuar nga opozita — Kryetari i KQZ t’i lihet opozitës — Ndryshime në strukturën e Policisë së Shtetit — Avokati i Popullit të propozohet nga opozita — Ndryshime në Kodin Zgjedhor (forcim të penaliteteve për rastet e shitblerjes së votës) — Paketës McAllister do t’i bashkohet propozimi i Ramës për zv/kryeministër teknik.