Kryetari i PD-së Lulzim Basha apel komisionerëve të numërimit të mos lejojnë deformim apo tjetërsim të vullnetit. Cdo votë vlen dhe llogaritur deri në fund

Përmes një mesazhi per numëruesit dhe komisioneret kryetari Basha thote: Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembulli më i lartë i kurajos politike dhe qytetare. 

Deri në orën 14:00 është numëruar 51.08 % e kutive të votimit. Kur jane numeruar 2739 kuti votimi nga 5362 gjithsej, projeksionet parashikojnë një rezultat të thellë të PS-se duke numëruar deri tani 73 mandate, kundrejt PD me 43 mandate. LSI deri tani numeron 19 mandate, PDIU 4 mandate dhe PSD 1 mandat.

Artikulli paraprakREZULTATET DERI TANI NË QARKUN E SHKODRËS, KRYESON PS
Artikulli tjetërSHKODRA I QËNDRON “BESNIKE” PARTISË DEMOKRATIKE