Në oborrin e parlamentit kreu i PD-së Lulzim Basha dhe deputeti i PD-së Sali Berisha kanë akuzuar mazhorancën për kapje të drejtësisë në vend. “Ky është reagimi i qytetarëve kur shkelet Kushtetuta. Sot parlamenti ka konsumuar një puç Kushtetues. Opozita ka mbajtur qëndrimin bashkë me qytetarët. Sot i kemi treguar se ne nuk bëhemi pasardhës të krimit” – tha Basha.

 “Sot Edi Rama organizoi një pritë në parlament ndaj meje, kërkova fjalën për procedurë dhe u nisa drejtë platformës për të thënë dy fjalë. Por Edi Rama me mercenarët e tij më bëri një pritë. Nuk ka ndodhur kurrë kjo që rojet të pengojnë fjalën e një deputeti nga kryeministri.

Kjo opozitë me këtë parlament e dhunuar në këtë shkallë ekstreme, opozitës i lindë e drejta me këtë që bëri Edi Rama të marrë çdo vendim për të përmbysur regjimin e narko – shteti” – tha Berisha.