Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave nga Shkodra të Edi Ramës i cili sulmoi kryebashkiaken Voltana Ademi, se fle gjumë.

Me një reagim të tij, Basha thotë se Rama nervozohet sa herë që shkon në Shkodër sepse e bën Volata dhe vetë qyteti që nuk gënjehet më. Reagimi i Lulzim Bashës: Voltana Ademi është një zonjë grua që punon dhe përpiqet për Shkodrën edhe pse Edi Rama e ka lënë Shkodrën pa fonde dhe pa mbështetje si hakmarrje politike ndaj saj. Edi Rama e sulmoi sot Voltanën, për të disatën herë, sepse Voltana e bën nervoz. E bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton që gjysmat e kryetarëve socialistë të bashkive i ka përdhunues, trafikantë dhe kriminelë gjithfarësojesh nga Elvis Rroshi tek Adriatik Zotkaj. Voltana e bën nervoz Edi Ramën sepse ajo i kujton atij se Shkodrës i vuri deputet një hajdut të pangopur si Ilir Beqja. Edi Ramën e bën nervoz Shkodra, e bën nervoz e gjithë Shqipëria sepse nuk i gënjen dot më me fasadat dhe premtimet mashtruese dhe as nuk i tremb dot më me të fortët. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe?

Po të isha në vendin tënd do me vinte turp të dilja para popullit!

Dy fjale Edi Rames qe vjen e tallet me njerez te thjeshtë duke i thene: “shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj kete po thuaj ate”, “hajde falendero baben”, “me cile parti je”, “a me do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputet e kryetar bashkish. Sot të gjithë po i shohim me zë e figurë se janë vrasës, tutor e trafikant droge. Ndaj Edi Rama flet për gjumin se kerkon të verë popullin në gjumë përball kësaj maskarade, dhe per ironi, ka guxim e flet për vetingun. Flet per gjumin se kerkon te vere ne gjume popullin e Shkodres duke e diskriminuar politikisht, duke i dhënë fonde sa nje ish-komune e duke mos i miratuar asnjë projekt. Por Bashkinë Shkodër nuk do arrish ta vësh ne gjume, pasi ky qytet ka shpirt demokrat dhe punëtor. Po përdor shumë marifete, por me humbje spektakolare do dalesh nga Shkodra! E dini kush eshte Rama? Ështe ai që tha para pak kohesh se nuk na jep Bashkia Shkoder leje për “Kafen e Madhe”. Nderkohe qe nuk kishte aplikuar fare per leje! Lejet janë në dorë të Edi Ramës dhe jo në dorë të Bashkisë së Shkodrës. Te ketij format genjeshtre i ka edhe diskutimet e premtimet.  Por, kjo do i zgjase deri me 18 qershor kur kryeminister i vendit do jetë Lulzim Basha!

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROMOVOHET LIBRI “SHQIPTARËT NË TOKËN E PREMTUAR”
Artikulli tjetërTURIZMI, “VËMENDJE E VEÇANTË PËR URËN E MESIT”