KRYETARI I PD VENDOS KURORA ME LULE PËR DËSHMORËT E 2 PRILLIT. Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka nisur takimin e tij në qytetin e Shkodrës në një mbledhje në selinë e PD-së me antarsinë e kryesisë.

Fillimisht kreu i opozitës takoi qytetarët. Basha u prit nga drejtuesit dhe deputetët e PD-së së Shkodrës. Kreu i opozitës përshëndeti antarsinë e kryesisë të demokratëve shkodran ku mungonte ish-kryetarja e Parlamentit dhe deputetja e Shkodrws Jozefina Topalli. Mbledhja e Bashës në selinë e PD nuk zgjati shumë. Në dalje kreu i PD i pyetur se kur do të shpallet kandidati i së djathtës për Bashkinë Shkodër me një përgjigje të shkurtër u shpreh se do të ndjeket proçesi pa dhënë një afat apo emrat e kandidatëve të mundshëm. Nga aty shefi i opozitës bëri një gjiro përgjatë pedonales “Kolë Idromeno” duke zgjedhur të ecë në këmbë deri tek memoriali i dëshmorëve të 2 prillit. Sapo mbërriti në destinacionin e radhës, Basha u prit me brohoritje nga protestuesit dhe u përshëndet me qytetarët e thjeshtë. Para se të hipte në podium për të zhvilluar protestën, kreu i PD vendosi kurora me lule në nder të dëshmorëve të 2 prillit të cilët u vranë në vitin 1991. Nga aty kryetari i PD është ngjitur në podium për të mbajtur fjalimin në protestën e organizuar kundër qeverisjes aktuale të dyshes Rama-Meta.

Artikulli paraprakSHQIPËRI – MAQEDONI, BASHKË NË SHKËMBIMET TREGTARE
Artikulli tjetërRAMA PËR DUHANIN: KOMPANITË E HUAJA NUK KANË INTERES