Partia Demokratike më në krye Lulzim Bashën ka dorëzuar në KQZ listën me 140 kandidatët për deputetë në zgjedhjet që do të mbahen më 25 qershor.

Një ndër emrat që PD ka lënë jashtë liste është dhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Topalli akoma nuk ka dhënë një deklaratë për këtë përjashtim nga PD, por me anë të një postimi në Facebook ka vendosur të reagojë duke uruar shqiptarët për muajin e Ramazanit. Mëngjesin e sotëm Jozefina Topalli ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

“Te dashur miq Urimet me te ngrohta me rastin e fillimit te muajit te madhnueshem te Ramazanit, per ju besimtare musliman. Agjerim te lehte , te mbare e te pranuar. Eshte koha per te forcuar besimin, dhembshurine , drejtesine e te vertetat”

Artikulli paraprakU PËRJASHTUA NGA LISTA, BLUSHI SHPREH KEQARDHJE PËR PATOZIN
Artikulli tjetërRAMA KOMENTON PËR HERË TË PARË KANDIDATËT E PD: TË GJITHË HUMBËSAT JANË FUTUR NË LISTË