Basha ne Shkoder:Jam ne zemer te qytetit te kultures,kombetarise,qytetarise e demokracise, pa Shkoder e shkodran nuk ka PD nuk demokraci,nuk ka liri.

 

Liria e demokracia eshte rezultat i Shkodres gur i themelit,shtylla kurrizore e demokracise .Zbrapsja e republikes se vjeter eshte fitorja juaj gjysma tjeter e punes behet me voten e 25 qershorit.Edi Rama u zbraps nga vendosmeria juaj. ministrat teknike jane garancia e votes se lire.Mos ngurroni te denonconi prane PD e shtabeve elektorale çdo shkelje te ligjit.Ju e dini shume mire se per here te pare ne 27 vite e gjithe opozita eshte e bashkuarne nje sigel. Kundershtaret tane jane te perçare,pushteti per ta ishte vetem pasurim Ne jemi te bashkuar,ata jane pakauze,ne jemi per qytetaret shqiptare Do fitojmë ndaj republikës së vjetër do fitojmë ndaj republikës së vjetër Vjedhja e votës, minimumi një vit burg nuk luhet më me popullin, e vendosëm ne Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar publikisht deputetët e PD që kanë përfaqësuar Shkodrën në Parlament. Gjatë hapjes së fushatës në Shkodër, kreu i demokratëve theksoi se mospërfshirja në listë e emrave të tillë si Jozefina Topalli, është pjesë e ndryshimeve në funksion të Republikës së Re. “E nisa me vendimet e duhura për ekipin fitues të Republikës së Re. Më lejoni të falenderoj përfaqësuesit e Shkodrës në parlamentin që shkoi, duke nisur me znj.Jozefina Topalli, Irma Koplikun, Gjovalin Bzhetën dhe veçanërisht Helidon Bushatin”, tha Lulzim Basha ndër të tjera.Basha nga Shkodra: PS-LSI flasin për timonin, i kanë harruar qytetarët Kryetari i opozitës Lulzim Basha në hapjen e mitingut elektoral në Shkodër ka theksuar se mazhoranca aktuale e kërkon votën e qytetarëve për 4 vitet e ardhshme vetë për tu pasuruar, dhe kjo tashmë duket qartë dhe në fushatën e tyre elektorale. Sipas tij PS-LSI, në asnjë pikë të fushatës së tyre nuk përmendin qytetarët, por atakojnë njëra-tjetrën me synimin e vetëm se kush të marrë pjesën më të madhe të pushtetit dhe pasurisë nga xhepat e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa theksoi se për herë të parë opozita hyn në këto zgjedhje më e bashkuar se kurrë ku të gjitha forcat opozitare garojnë nën një sigël të vetme që është ajo e PD-së. “Fushata ka nisur dhe unë jam sot këtu të prezantimit të ekipit tim fitues. Ne vijmë në këto zgjedhje më të bashkuar se kurrë. Ju shkodranët e dini fare mirë si dhe unë se për herë të parë e gjithë opozita është nën një sigël në atë të PD-së me numrin 6-të, në kauzën e Republikës së Re, ndërkohë që kundërshtarët tanë janë të përçarë, i përçau pushteti dhe pazari. Kanë një javë që vetëm, për qytetarët nuk flasin, por për timonin,. Për ata pushteti ishte vetëm një mjet pasurimi dhe jo mjet për të punuar për qytetarët. Ata po zihen për tepsinë,. Ata vinë në këtë fushatë pa kauzë, pa bilanc, ne jemi të bashkuar”, deklaroi Basha.