Në degën e PD Shkodër ashtu siç pritej kreu aktual i PD Lulzim Basha mori një fitore bindëse duke mos patur asnjë surprizë në një proces që u parashikua se do ishte formal dhe me orientim të qartë për të votuar Bashën.

Por procesi i votimit nuk ka shkuar edhe aq mirë sepse shumë prej antarëve nuk i ka dalë emri në listë dhe rasti më flagrant është ai i nënkryetarit të PD Shkodër Bashkim Rroji i cili ka shkuar për të votuar por nuk e ka gjetur emrin në listë. Rroji ka reaguar përmes një postimi në facebook ku shkruan:

“Se dija që jam shoqëri civile. Një falenderim të veçanët për të gjithë ato që paskan dhënë kontributin e tyre që të behem pjestar i shoqërisë civile. Falenderimet për perfaqsuesit e qytetit tim, falenderoj në mënyrë të veçantë, spartan apo kandidatë për spartan. Kryetarë apo nën kryetarë e pushtetit vendor, pa koment.

Drejtora apo kandidatë për drejtora, ju që ishit para pak kohësh në krah të kundërt, rinoshave të kollarisur dhe ndonjë që mund të kem harruar, të më falin se njerëz jemi dhe gabojmë. Një gjë ju them gjithve, askush nuk mund të ndalojë rrugëtimin tonë drejt objektivave që kemi vendosur. Ditë më të mira do të vijnë. Respekte gjithmonë miqve”, përfundon nënkryetari i PD Shkodër Rroji.

Pas numërimit të votave në degën e PD Shkodër sipas kryetarit të PD të kësaj dege Xhevdet Amuli, Lulzim Basha mori 1037 vota, Agron Shehaj 148 vota, Edit Harxhi 20 vota dhe Fatbardh Kadilli vetëm 14 vota.

Lulzim Basha fitoi bindshëm edhe në rang qarku në Shkodër. Në Malësinë e Madhe Basha mori 575 vota, Agron Shehaj 18 vota, Fatbardh Kadilli 6 vota dhe Edit Harxhi vetëm 3 vota. Në Vau Dejës Basha mori 566 vota, Shehaj 27 vota, Kadilli 5 vota dhe Harxhi vetëm 2 vota ndërsa në Pukë Basha siguroi 283 vota, Shehaj 74 vota, Harxhi 9 vota dhe Kadilli 7 vota. Në total në qarkun Shkodër Lulzim Basha fitoi me 2461 vota, Agron Shehaj 267 vota, Edit Harxhi 34 vota dhe Fatbardh Kadilli 32 vota.

Artikulli paraprakSHKODËR, “TREGTAR FLAMUJSH” PËRMBYLL KOLIQIANËN
Artikulli tjetërLULZIM BASHA FITON MANDATIN E 3, SHPALLET ZYRTARISHT FITUES I GARËS NË PD! GJANA: KANË VOTUAR 41,097 ANËTARË, 413 VOTA TË PAVLEFSHME