Në një deklaratë për mediat pasi u larguan nga seanca plenare, kryedemokrati Lulzim Basha hodhi akuza të forta ndaj maxhorancës qeverisëse, ndërsa tha se sot ata duhet të ishin në para drejtësisë e jo në sallën e parlamentit.

“Brenda kësaj salle ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, inst te pavarura, që duhet te ishte para drejtësisë. Duhet të ishin bashkë me të monstrat e korrupsionit që kanë bërë shqipërinë vendin me të korruptuar,sipas raportit të DASH Ahmetaj, Balluku Gjiknuri. Po kështu para drejtësisë duhet të ishte Taulant Balla, që figuron në listën e zezë si një nga pikat kyce të pastrimit të parave. Duhet të ishin para drejtësisë autorët e dosjes 339, përfaqësuesit e bandave të shijakut, Rrahja, e Cyrbja.

Po ashtu dy bedelët e Tomo Doshit, e Aqif Rakipit. Jashtë kësaj salle e para drejtësisë, duhet të ishin po kështu të gjithë ata që kanë grabitur djersën e shqiptarëve bukën e fëmijëve të tyre. Njëri shpreson t’i ikë drejtësisë, por duke lënë brenda bedelin e tij. Kjo është pakica e krimit e korrupsionit. Ne kemi një e vetëm një detyre, këtë sallë, e gjithçka jashtë kësaj salle ta kthejmë në fushë betejë me dhe për qytetarët deri në mposhtjen e këtij regjimi.” u shpreh Basha.

Artikulli paraprakLINDITA NIKOLLA MBAN FJALËN SI KRYETARE E PARLAMENTIT, OPOZITA BRAKTIS SEANCËN PLENARE
Artikulli tjetër“KOHA, ILAÇI MË I MIRË”, BASHA: DHIMBJA QË NDIEJ NË NIVEL PERSONAL DHE NJERËZOR PËR VENDIMIN ËSHTË DYFISHUAR SOT NGA GJUHA E BERISHËS