Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për herë të parë për listën e PD e cila përfundoi hartimin dje dhe u miratua.

Basha thoët se lista e PD është ajo e fitores, ndryshimit dhe normalitetit. Sipas tij dëshirën e ndryshimit të shqiptarëve nuk e fsheh as fytyra e Edi Ramës që simbolizon të keqen e vendit.

Pë Bashën, me listën e PD, së bashku me aleatët dhe LSI fillon edhe marshimi drejt 25 prilli teksa pranon se nga dje ka marrë qindra mesazhe.

”Edhe unë kam marrë me dhejtëra e qindr mesazhe, shumicat s’kam hapur t’i lexoj. Konstatimet kanë të bëjnë me udhëtimin që nisëm dje me listën e PD.

Listë ndryshimi, lsitë fitoreje, lsitë për normalitetin. Për t’i dhënë fund ngecjes 8-vjeçare të Shqipërisë. Me përkushtim të vërtetë qytetar, me ndërthurje, sukses profesional dhe dëshirës.

Këto kanë qenë dhe kriteret e procesit transparent. Kanë marrë pjesë mijëra kandidatë, demokratë. Dua t’i falënderoj. Janë tregues i potencialeve që PD disponon. Janë në funksion të ndryshimit që po vjen. 25 prilli do jetë dita e nisjes së ndryshimit. Në takimet që kam bërë, gjatë gjithë këtyre ditëve, gjatë javës së ngarkuar të hartimit të listave.

E shoh dëshirën për ndryshim të shqiptarëve, nuk e fsheh dot askush, madje as shprehjet dhe fytyra e atij që është dhe simbolizon të keqen dhe problematikën. Nuk e kam fjalën vetëm për sot, se sot ka pasur dhe arsye të tjera. Mos merremi me të, edhe fare.

Ju shpreh se me listën e miratuar dje PD së bashku me aleatët dhe LSI finalizojnë hapat e fundit përgatitorë dhe nisim marshimin drejt 25 prillit. Ditës së ndryshimit, bashkë për ndryshimin, bashkë për fitoren. Të çdo shqiptari. Ky ka qenë motivi, dhe kjo është e vërteta që përshkon listën e PD në çdo qark nga fillimi deri në fund. Problemet e vendit janë shumë të mëdha. Janë përkeqësuar nga viti në vit.”- tha Basha.

Artikulli paraprak“BUSHATI NË SHKODËR NUK MERRTE DOT DY DEPUTETË PA…”, RAMA FLET HAPUR: NUK ËSHTË RASTËSI QË RUÇI, KLOSI APO BALLA SIGUROJNË AQ MANDATE. GJITHMONË ATY PËR NJERËZIT
Artikulli tjetërBASHA: EDI RAMA, SHKAKU DHE PENGESA KRYESORE PËR ZVARRITJEN E REFORMËS NË DREJTËSI. 25 PRILLI, ORA KUR POLITIKANËVE TË KORRUPTUAR DO T’IU TUNDEN…