“Ne mblidhemi kësaj radhe jo thjesht për të protestuar. Mblidhemi për zgjidhje. Zgjidhje që vjen nga shpirti i qytetarëve të pakënaqur, të dëshpëruar, të pamundur, zgjidhje që përqafohet dhe kthehet në thirrje për mbarë qytetarët shqiptarë është largimi i kësaj qeverie të dështuar, të inkriminuar dhe të korruptuar deri në palcë.

Zgjidhja është krijimi i një qeverie teknike që do të përgatisë reformën zgjedhore, do të implementojë ligjin e dekriminalzimit, dhe do të përgatisë vendin për zgjedhje të reja. Nuk duam thjesht të largohen këta dhe të vijmë ne. Duam një zgjidhje për Shqipërinë në mes të së keqes që e ka mbërthyer. Se kush do të vijë, le ta vendosë populli me votë. Me 8 dhjetor fillojmë përballjen popullore pa kthim për këtë zgjidhje, për largimin e qeverisë së katastrofës kombëtare. Partia Demokratike do t’i prijë kësaj përballje. Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës nga mbarë vendi të mblidhemi për zgjidhjen, në një protestë të madh kombëtare në sheshin “Skënderbej”, të martën me 8 dhjetor në orën 11:00. ” u shpreh Basha.