
Basha:‘Gomonia e Tahirit hiqet nga Porti’
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar një foto në faqen e tij në rrjetin social Facebook, ku shihet një gomone, që pretendohet se i përket ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Bashkangjitur me foton, Basha bën publike edhe një mesazh të ardhur në adresë të tij: “Zoti Kryetar, kjo gomone që është hequr sot nga porti ka qenë e Tahirit”. Në postimin nuk përcaktohet se për cilin port bëhet fjalë.






