“Koha e qeverisë të kapur nga krimi ka marrë fund”.

Kështu iu drejtua kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha të rinjve shkodran gjatë një takimi me ta në vizitën e tij në qytetin e Shkodrës në prag të 18 shkurtit, protestës që do zhvillojë opozita në Tiranë. Kryedemokrati premtoi nga Shkodra se partia demokratike do të ketë një model tjetër qeverisës, jo duke vjedhur shqiptarët. Në fund kreu i PD ftoi të gjithë të rinjtë dhe qytetarët e Shkodrës që t’i bashkohen protestës së opozitës me 18 shkurt për të rrëzuar qeverinë e dyshes Rama-Meta. Basha pas takimeve në Shkodër mbylli vizitën e tij sëbashku me të rinjtë në godinën e bashkisë duke mbetur me shpresën se të gjithë do të jenë në shesh në protestën e 18 shkurtit.

Artikulli paraprakKREU I PD TAKOHET ME BIZNESET NË SHKODËR
Artikulli tjetër72 VJETORI I KRYENGRITJES SË KELMENDIT