Kryetari i PD-së fton Edi Ramën të amendojnë ligjin e vettingut pa patur nevojë për vendimin e Gjykates Kushtetuese.

Në një prononcim për median nga selia e PD-së Basha tha: “I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani. Kushtetuta thotë se vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, ndërsa Edi Rama do ta bëjë vetë vettingun me vartësit e tij. Arsyeja është e qartë si do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin.

Duke iu përgjigjur dhe akuzave të Ramës se PD po bllokon procesin e integrimit, në emër të opozitës Basha kishte dhe këtë apel: Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo. Mjaft më duke e shpallur armik opozitën e shumicën e popullit tënd. Nuk do të ketë kurrë paqe me drogë, kriminelë në politikë. Nuk do të ketë kurrë paqe aq për ty nëse vazhdon të fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin.

Basha tha se Rama nuk ka nevojë të presë hyrjen në fuqi të vettingut për të larguar nga politika Elis Roshin, Prengën

Lulzim Basha : Edi Rama nuk do zgjidhje për vettingun. E ka vettingun pretekst për të mbuluar dështimin e tij sepse zgjidhja është e thjeshtë dhe mund të bëhet menjëherë që sot, që tani, duke respektuar kushtetutën e votuar me konsensus. Ai vetë kryeministri nuk ka nevojë të presë vettingun për të bërë pjesën e tij, nëse Edi Rama e do vërtet pastrimin e politikës dhe drejtësisë nga krimi dhe korrupsioni të shkarkojë që sot Elvis Rroshin, i dënuar për përdhunim e trafik droge nga drejtësia në Itali e Zvicër. Për aq kohë sa Rama mban në politikë Rroshin, Bushin, Prengën e kriminelët e tjerë, përbetimet e tij për drejtësi e vetting janë përralla