Lulzim Basha nga çadra e opozitës ka deklaruar se kryeministri Rama nuk i ka mbatur premtimet me te cilat erdhi ne pushtet.

Duke renditur premtimet e pambajtura, Basha tha se i kishte printuar per shkak se nuk i mbante mend te gjitha, por letra kishte rene ne toke dhe ne nje moment qe Prec Zogaj donte ta ngrinte, Basha i tha: Mos i prek Preç. “Kanë shpallur zgjedhje moniste… vendimin që e morëm të gjithë për të drejtën hyjnore dhe sovrane, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Rama e di fare mirë pse e bëri këtë, sepse i trembet gjykimit popullor me votë, sepse nuk ka asnjë përgjigje për pyetet më të thjeshta që i drejton qytetari më i zakonshëm. Ku i ke 300 mijë vendet e reja të punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ku e ke heqjen e TVSH për ushqimet e shportës? Ku e ke uljen e TVSH për energjinë elektrike? …Ka kaq shumë gënjeshtra sa nuk i mbaj mend të gjitha, i printova, ja ku janë , ‘mos i prek Preç’.

Kreu i PD Lulzim Basha teksa në Durrës PS mbante Kongresin elektoral , e ka ironizuar atë duke e quajtur ceremonia e çmimeve Oscar. “Kupola politike e republikës së vjetër ka shpallur ceremoninë e çmimeve Oscar. Po jepen live në Durrësin e Vangjush Dakos ku luhet tash e 4 vite teatri i shëmtuar kriminal, i betonizimit, korrupsionit si kudo anembanë vendit. Republika e vjetër në grahmat e fundit po ju dhuron këtë shfaqje të shëmtuar të hipokrizisë të shqiptarëve.

Ka zgjedhur datën 9 maj, ditën e Evropës si për të na kujtuar kontrastin e thellë, që qëndron mes atyre që erdhën në pushtet me emrin aleanca për Shqipërinë evropiane dhe u faktuan për 4 vite si aleanca e drogës dhe krimit. Tani janë në ceremoninë OSCAR, japin dekorata dhe statuja njëri tjetrit. Nuk e di kush e mori Oscarin për luftën kundër krimit të organizuar Saimir Tahiri që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe Policinë me kriminelë? Apo e mori Fatmir Xhafa, njeriu i faktuar si torturtues për llogari të Sigurimit të Shtetit. Po çmimin për rritjen e fuqizimin e vendeve të punës, Arben Ahmetajt?