Kryedemokrati Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për punonjësit të nën stacionit të pompimit të ujit në Poçem të cilët janë prej një jave në grevë urie si dhe naftëtarëve të Ballshit të cilët vijojnë grevën prej tre ditësh.

Basha thotë se kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet gjetur zgjidhje e menjëhershme, ndërsa shton se indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakAMBASADORJA YURI KIM TAKOHET ME RAMËN, METËN DHE BASHËN
Artikulli tjetërGJYQET E HUMBURA NË STRASBURG, QEVERIA, 18 MLN EURO DETYRIME TË PASHLYERA PËR PERIUDHËN 2015-2019