Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur aleatët për të diskutuar për qëndrimin e opozitës në lidhje me votimin elektronik.

Takimi ka nisur rreth orës 10:00 dhe në të marrin pjesë PAA, PBDNJ, PDK dhe PR. Pas mbledhjes me aleatët Partia Demokratike do të mbledhe edhe grupin parlamentar. Sot nis edhe sesioni i ri parlamentar, ndërkë që PD ka paralajmëruar se në seancë do të qëndrojnë vetëm disa minuta.