KRYETARI I PD NË ANALIZËN PAS ZGJEDHJEVE, PD BËN GATI RAPORTIN. Taboloja e opozitës për zgjedhjet është e errët dhe shtrire ne gjithe territorin e vendit. Shefi i selise blu tha se pati manipulime, presione të policisë, presine ndaj biznesmenëve demokrate, dhunë fizike ndalime e deri tek kërcënimet me armë të kandidatëve  përfaqësuesve dhe mbështetësve te PD. Rezultati i zgjedhjeve qe e renditi humbëse pd do ta çojë drejt një analize te thelle në cdo bashki.

Lulzim Basha: Unë dhe gjithë drejtuesit e PD, nga baza në qendër kemi një përgjegjësi të madhe për të analizuar në thellësi rezultatin e këtyre zgjedhjeve kuti për kuti., bashki për bashki, për të parë më shumë nga vetja jonë. Të gatshëm të njohim defektet dhe të metat tona pasi kështu do bëhemi edhe më të fortë. Vota e atyre që na besuan do të bëjë bazën e ringritjes tonë. Do të analizojmë fitoret për ti pasur si shembull, do të analizojmë humbjet për të nxjerrë mësimet me qëllim për të dhënë më shumë, që të përgatitemi për betejen e radhës, për hedhjen e hapit vendimtar drejt firores. Partia demokratike është në fazën e hartimit t një raporti të zgjeruar për zgjedhjet ku do të përfshijë cdo aneksë për parregullsi. Dokumenti do tu dorezohet te gjitha kancelarive ndërkombetare sapo të jetë gati.

Artikulli paraprakPREFEKTI: NUK KAM INFORMACION PËR RROTACION DREJTORËSH
Artikulli tjetërNOVI PAZAR – ULQIN, MERR FLAKË AUTOBUSI