KREU I PD : VOTA ËSHTË INSTRUMENTI MË I MIRË PËR TË NDRYSHUAR VENDIN.   “Qytetarët nuk mund ta bekojnë me votë këtë pushtet po do ta hedhin pas si një aksident. T’i ndalim! Kjo është thirrja e shqiptarëve. Punë, zhvillim dhe dinjitet, kjo është oferta jonë. Edhe socialistët ata që nuk janë pjesë e panairit të krimit janë bërë pjesë me ne. E vërteta e mbështetur me fakte nuk mund të mos jetë përbashkuese.

 Ky padurim është momenti i një përgjegjësi të shumëfishtë, do drejtojmë me besnikëri shpresën. Oferta jonë është ulje e çmimit të energjisë, uljen e taksave, oferta për punë dhe dinjitet. Takimet e tyre janë inskenime, funarale”, theksoi Basha Ai e cilësoi si fitore të opozitës tërheqjen e qeverisë për projekt ligjin për energjinë që parashikonte sekuestron e banesës për debitorët. Megjithatë Basha paralajmëroi se kjo mund të jetë dhe një taktikë elektorale. Sa i përket procesit të dekriminalizimit Basha tha se dyshja Rama-Meta po e pengojnë. Kryedemokrati tha se nga rradhët e mazhorancës ka trafikantë droge e njerëz që janë marrë me prostitucion si kandidatë për zgjedhjet locale të 21 qershorit