Një ditë para protestës së opozitës, kreu i PD, Lulzim Basha, ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar nesër në kryeqytet.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Basha shkruan se ‘ata’, duke nënkuptuar kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij, pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera.

Duke e shoqëruar mesazhin e tij me një video, kryedemokrati ju drejtohet qytetarëve, duke ju thënë se është në dorën e tyre për t’i larguar më 26 maj.

Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. Është në dorën tonë t’i largojmë! #26maj.”

 

Artikulli paraprakDONALD LU LARGOHET NGA SHQIPËRIA, DËRGOHET NË KIRGISTAN
Artikulli tjetërDEPUTETJA ULQINAKU: NESËR NË PROTESTË, TA RRËZOJMË KËTË QEVERI