KREU I PD VIZITË ME RASTIN E FESTËS SË KRISHTLINDJEVE.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha fillimisht ka qenë në Kishën Ortodokse në qytetin e Shkodrës për të bërë vizitën me rastin e festës së Krishtlindjeve.

Kreu i opozitës shoqërohej edhe nga drejtuesit lokal të PD-së në  Shkodër. Pas vizitës kryetari i PD uroi besimtarët e krishterë.Basha nuk bëri asnjë koment politik edhe pse rikthimi në Parlament i Opozitës pas bojkotit përkoi me festën e Krishtlindjes.Urimet besimtarëve ortodoks i kanë shprehur edhe përfaqësuesit e tjerë të PD-së.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/Z07q2__YLMY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]