Partia Demokratike dega Malesi e Madhe, njofton te gjithe antaret, simpatizanet, perkrahesit e kesaj force politike dhe banoret e Malesise se Madhe

, se diten e Merkure date 15 shkurt 2017 ne oren 10:00, shoqata e ish te perndjekurve politik Kelmend do te organizoje aktivitetin perkujtimore ne Tamare, me rastin e 72- vjetorit te rezistences dhe kryengritjes antikomuniste te Kelmendit. Ne kete aktivitet na nderon me pjesemarrjen e tij, kryetari i partise demokratike te Shqiperise Lulzim Basha. Nga treva e Kelmendit, qe nisi rezistencen per liri dhe demokraci, perpara 72- viteve perbale diktatures me te eger komuniste ne rajon, ne keto dite te rendesishme per te ardhmen e vendit, ku po kercenohet demokracia, ftojme te gjithe malesoret qe te Merkuren te perkujtojme kete date te rendesishme, jo vetem per Malesine. Ndersa me date 18 te protestojne kunder qeverise qe po mbane peng te ardhmen e Shqiperise. Ne menyre te veçante ftojme te rinjte dhe te rejat e Malesise se Madhe, qe te mbeshtesin partine demokratike ne luften kunder kesaj qeverie te inkriminuar. Me 15 Shkurt ne Kelmend te vleresojme historine, me 18 Shkurt ne Tirane te ndalim te keqen dhe me vote te lire te vendosim te ardhmen e vendit tone.