“Sot në mënyrë tinzare po bëheni gati për grusht shteti” deklaroi kryetari i PD-së Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit në seancën parlamentare ku PS kërkon të hedhë në votim kandidaturën për kryeprokuror të Përkohshëm. Kandidatura e përzgjedhur për tu hedhur në votim është Arta Marku.
“Ju jeni të vendosur për të shkelur kushtetutën për të mbrojtur pasuritë tuaja. Ky është casti i fundit që në emër të Kushtetutës ju kërkoj të tërhiqeni, Ky është urdhri i popullit binduni atij ose përballuni me pasojat”