Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me elektoratin e Pogradecit ku shpalosi programin elektoral.

“Fijet e pushtetit t’i kenë në dorë qytetarët”, tha Basha, duke premtuar ndryshime kushtetuese për shkarkimin e deputetit nga populli, brenda mandatit të tij. “Ekonomia është shkatërruar, Shqipëria është në mjerim, je ti që nuk e kupton, që je shkëputur totalisht nga Shqipëria e vërtetë, ndaj më 25 qershor është koha që i rrethuar nga fluska e vizatimeve, e pikturave e ekspozitave, e batutave, e estradave të ngrihesh njëherë e mirë në ballonin ku jeton e të largohesh nga pushteti për t’i hapur rrugë një republike të re të qytetarëve shqiptarë dhe një kryeministri për qytetarët e thjeshtë të Pogradecit, qytetarët shqiptarë. Republika e re nuk është thjesht ideja ime, është ideja e përbashkët, republika e standardit eurpoian që nis kur politikanët ulin kokën para qytetarëve”, tha Basha.