Kreu i PD Lulzim Basha, ka vizituar nga afër zonat e përmbytura në Shkodër. Krah kryebashkiakes Voltana Ademi, Basha tha se është koha për ta lënë mënjanë politikën, ndërsa i bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëhershme për të normalizuar situatën. Sipas tij gjendja mund të ishte menaxhuar më mirë.

Basha theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të ndihmojë qytetarët.

Situata e krijuar gjatë ditëve të fundit ka nxjerrë në terren përfaqësuesit e të gjithë forcave politike. Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se PD do të bëjë gjithçka për të ndihmuar banorët, ndërsa theksoi që qeveria duhet të lërë mënjanë propagandën, por të bëjë të njëjtën gjë.

Artikulli paraprak“24 ORËT E ARDHSHME JANË MË KRITIKET”, RAMA MBËRRIN NË OBOT TË SHKODRËS: DO FUSIM EKSTRA SFORCO ME USHTRI E MJETE LUNDRIMI
Artikulli tjetërGUR I ZI, PROBLEME ME SISTEMIN E RI TË ADRESAVE